Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngatërruar Partinë Demokratike të Shqipërisë me atë të Kosovës, njofton Insajderi.
Ky lëshim nga kryeparlamentari koosovar u bë në konferencën për media pas takimit me kryetarit me PD-së, Lulzim Basha.
Pas ngatërresës që bëri Konjufca, atë e përmirësoi vetë Basha, duke ndërhyrë në fjalën e Konjufcës derisa ky i fundit po deklarohej lidhur me takimin e zhvilluar.
Kryeparlamentari Konjufca gjatë tërë ditës po qëndron në Shqipëri, ku u prit nga krerët e institucioneve atje.
Konjufca fillimisht është pritur nga homologu i tij, Gramoz Ruçi, e më pas presidentin Ilir Meta, për ta përmbyllur vizitën e tij njëditore me Bashën. /Insajderi.com