OVL e UÇK-së organizon protestë më 12 qershor

OVL e UÇK-së organizon protestë më 12 qershor

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të hënën ka mbajtur mbledhje pas arrestimit dhe lirimit të veteranit, Faik Fazliu, shkruan Insajderi.

OVL, përmes një komunikate për media ka thënë se kjo organizatë me 12 qershor do të mbajë proteste, ku sipas tyre institucionet e Kosovës kanë dalë jashtë vlerave kombëtare.

“Të gjithë e kemi të ditur se Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare.Kohë më parë, vërehet tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, që nga Kryeministri AlbinKurti, Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz, e tani Ministri i Brendshëm Xhelal Sfeçla”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për incidentin mes të policisë dhe veteranit të UÇK- së, Faik Fazliu, i cili ka ngjallur reagime të shumta.

Komunikata e plotë e OVL-së së UÇK-së:
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot më 7 qershor 2021, diskutoj për situatën aktuale në Kosovë dhe del me këto qëndrime me të cilat i drejtohet opinionit publik:
Të gjithë e kemi të ditur se Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare;
Kohë më parë, vërehet tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, që nga Kryeministri Kurti, Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schwarz, e tani Ministri i Brendshëm Sfeçla;
Rasti i arrestimit dhe dhunës së ushtruar ndaj Faik Fazliut, nuk duhet të trajtohet vetëm nga OVL e UÇK-së, por edhe nga partitë, e si çështje t’i mbetet organeve të drejtësisë dhe ne e respektojmë çdo vendim të tyre;
Me datën 12 Qershor 2021 do të ketë aktivitet protestues, për kohën dhe vendin do të njoftoheni./Insajderi.com