Imunizohet kryeministri

Albin Kurti ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19. Ai u vaksinua këtë të hënë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Imunizohet kryeministri

Kryeministri i Kosovës tashmë e ka plotësuar ciklin e vaksinimit.

Albin Kurti ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës anti-COVID’19.

Njëjtë si doza e parë edhe kjo ishte nga kompania Astra Zeneca.

Kurti u vaksinua në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, ku po vazhdon procesi i vaksinimit kundër Covid-19.

Përveç kryeministrit, këtë të hënë ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë.

Ndërsa paraprakisht, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës.

MSH-ja ka falënderuar profesionistët mjekësorë dhe stafin mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit Covid-19.

Përkundër përshpejtimit të vaksinimit këto kohët e fundit, Kosova prapë mbetet vendi me numrin më të vogël të të vaksinuarave për kokë banori, krahasuar me shtetet e rajonit.