Nesër shpallet vendimi i Gjykatës së Hagës për kriminelin Mladiq

Nesër shpallet vendimi i Gjykatës së Hagës për kriminelin Mladiq

Nesër, e martë, do të shpallet vendimi i shkallës së dytë nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi për Ratko Mladiq, i cili akuzohet për vrasjen e mbi tetë mijë myslimanëve të Bosnje e Hercegovinës, më 1995, transmeton Insajderi.

Shpallja e vendimit, për shkak të masave anti-COVID do të bëhet në prani të pak zyrtarëve e të ftuarve në seancë.

Toma Fila, avokati i Mladiq, ka thënë se klienti i tij nuk ka asnjë gjasë të “shpëtojë mirë”, kur nesër t’i shqiptohet vendimi përfundimtar.

Sipas tij, të dënuarit të mëhershëm me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi, për akuzat në lidhje me masakrën e Srebrenicës dhe pastrimin etnik të boshnjakëve dhe myslimanëve, mund t’i ndihmojë vetëm Zoti.

“Do të shkoj në kishë e t’i lutëm Zotit. Kjo është krjet cfarë mund të bëjë. Vetëm Zoti mund t’i ndihmojë, kjo është shpresa ime e vetme”, ka thënë Fila për agjencinë e lajmeve “Srna”.

Mladiq, para katër vjetësh, ishte dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës. Por, si mbrojtja ashtu edhe prokuroria u ankuan, duke çuar lëndën në shkallën e dytë./Insajderi.com