“Albin, pse t’liruan serbët?”

“Albin, pse t’liruan serbët?”

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, deklaroi të hënën se është legjitime që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të pyetet se pse është liruar nga burgu i Serbisë “nga presidenti serb, në mesin e dy mijë e 200 të burgosurve”.

Sipas tij, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pasur të drejtë kur e ka pyetur kryeministrin për një gjë të tillë në seancën e Kuvendit, përcjell Insajderi.

“Kur je kryeministër dhe atakon udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe të tjerët kanë të drejtë që të pyesin ty; Si u lirove nga burgu i Serbisë nga dy mijë e 200 të burgosur? Ku është Ukshin Hoti? Si u bë që ti të lirohesh edhe atë nga presidenti serb? Këto janë pyetje legjitime dhe jo paragjykuese”, potencoi Haradinaj në Kanal10.

Albin Kurti ishte i arrestuar politik gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe ishte liruar me 7 dhjetor të vitit 2001, pas presionit të ndërkombëtarëve për të liruar të burgosurit politik të regjimit serb./Insajderi.com