Dorëzohet sot kërkesë te Kurti për shkarkimin e Gërvallës

Dorëzohet sot kërkesë te Kurti për shkarkimin e Gërvallës

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, të martën do të dërgojë kërkesë te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për shkarkimin e kryediplomates Donika Gërvalla.

Kështu bëri të ditur vetë ai, teksa tha se pret nga kryeministri që ta realizojë këtë kërkesë.

“Dje kam bërë një shkresë për zotëri Kurtin dhe sot do ta dorëzoj në Qeveri dhe pres që kryeministri ta realizojë këtë kërkesë. I jam drejtuar me kërkesën që të ndërmarrë hapa ndaj ministres Gërvalla për deklaratat e saj dhe pres që të marrë përgjigje nga ana e tij”.

Qeriqi në Sytë 7 në Klan Kosova deklaroi se “prej se ka marrë detyrën, ministrja ka bërë akuza të pabaza ndaj UÇK-së të cilat i konvenojnë Serbisë”./Insajderi.com