Azemi: Ministria e Punës largoi nga puna mbi 400 punëtorë

Azemi: Ministria e Punës largoi nga puna mbi 400 punëtorë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, u shpreh i shqetësuar të martën lidhur me gjendjen e punëtorëve të këtij sektori, teksa njoftoi se mbi 400 punëtorë teknik janë larguar nga lista e pagave që nga qershori nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të përsëritjes së tenderit, duke shtuar se në konkursin e ri nuk mund të punësohen më shumë se 70 persona.

“Shqetësimi kryesor është largimi i mbi 400 punëtorëve nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Këta punëtorë pa fajin e tyre që nga 1 qershori nuk janë në listën e pagave. Shkak i humbjes së vendeve të punës është tenderi i përsëritur teknik. Por edhe tenderi i ri nga 400 punëtorë me tenderin e ri nuk do të mund të punësohen më shumë se 70 punëtorë”, tha Azemi në konferencë për media.

Ai kërkoi nga Ministria e Punës që ta tërheq tenderin.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies ka rënë në pagën 170 euro ndërsa kryeministri Kurti ka premtuar 350 euro. Ne po flakemi jashtë vendeve tona të punës. Është e rëndë që një punëtorë të mbetet pa vendin e punës dhe financimin e familjes. Ministria ë punës ka paraparë të kryejë shërbime një zyre në Mitrovicë duhet të pastrohet dy herë në muaj”.

Tutje, Azemi theksoi se kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që paga minimale të jetë 350 euro, gjithashtu edhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive.

Ai me tej ka shtuar se janë tetë raste të vdekjes në vendin e punës, madje ka pasur një varg kritikash për Qeverinë duke thënë se janë të diskriminuar dhe degraduar çdo ditë./Insajderi.com