AGK kërkon nga policia trajtimin me prioritet të rasteve të gazetarëve

AGK kërkon nga policia trajtimin me prioritet të rasteve të gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës gjatë një takimi që ka zhvilluar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, ka kërkuar që ky institucion t`i trajtoj me prioritet rastet që lidhen me punën e gazetarëve.

Kryetari i AGK-së Shkëlqim Hysenaj u njoftuan nga drejtori Shpend Maxhuni se policia është e gatshme që të bashkëpunojë ngushtë me AGK-në, “në çfarëdo fushe e cila ka për qëllim ngritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit të ndërsjellë, bashkëpunim ky i cili në realitet po ndodh me të gjitha zyrat e informimit të PK-së dhe mediat në përgjithësi”.

Maxhuni gjithashtu njoftoi përfaqësuesit e AGK-së se Policia e ka dëshmuar veten se është profesionale dhe e përgatitur që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e vendit në përgjithësi, e për gazetarët në veçanti.

Nga ana e tij Hysenaj përvec që kërkoj trajtimin e rasteve të gazetarëve e ka njoftuar policinë për angazhimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në projektin regjional “Liria e Mediave dhe Siguria e Gazetarëve” që nga fillimi i vitit 2016, duke përfshirë të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga ky raport. /Insajderi.com