Një i vdekur dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur me COVID-19, ndërkaq janë regjistruar edhe pesë raste të reja të infektimit me këtë virus gjatë 24orëve të fundit në Kosovë, shkruan Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se janë shëruar 155 pacientë, derisa numri i rasteve aktive me COVID-19 momentalisht është 923.

Brenda këtij intervali kohor është konfirmuar edhe rasti i parë i infektimit me variantin afrikan të Coronavirusit, e cila është një grua 35-vjeçare që po trajtohet në Klinikën Infektive.

Deri tani, vetëm 85 mijë e 300 persona janë vaksinuar kundër këtij virusi./Insajderi.com