Ish-komandanti i forcave serbe në Bosnjë-Hercegovinë, Ratko Mladiq, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për krimet e kryera në vitet e ’90-a në Bosnje e Hercegovinë, transmeton Insajderi.
Apeli i Tribunalit të Hagës e shpalli fajtor Mladiqin për terrorizëm të popullsisë civile dhe gjenocidin në Srebrenicë, ku gjatë vitit 1995 ishin masakruar mbi 8000 burra e djemë myslimanë.
Gjykata e Apelit ka refuzuar të gjitha ankesat e mbrojtjes së Mlladiqit.
Lajmin e kanë konfirmuar përfaqësuesit e viktimave për televizionin H1 të Sarajevës.
Mladiq, para katër vjetësh, ishte dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës. Por, si mbrojtja ashtu edhe prokuroria u ankuan, duke çuar lëndën në shkallën e dytë.