Maas për dënimin e Mladiqit: I lumtur që drejtësia ngadhënjeu

Maas për dënimin e Mladiqit: I lumtur që drejtësia ngadhënjeu

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka përshëndetur vendimin e Dhomës së Apelit në Tribunalin e Hagës për kriminelin e luftës në Bosnjë e Hercegovinë, Ratko Mladiq, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Maas, thotë se ndihet i lehtësuar pas vendimit të marrë sot kundër Mladiqit, i cili mbanë përgjegjësi për gjenocidin në Srebrenicë.

“Jam i lehtësuar për vendimin final të Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër Ratko Mladiqit, i cili mban përgjegjësi për gjenocidin në Srebrenicë. Mirë, që drejtësia ngadhënjeu. Shpresoj që kjo të sigurojë një lloj ngushëllimi për viktimat dhe të mbijetuarit”, ka shkruar ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas në Tëitter.

Dhoma e Apelit ka rikonfirmuar sot dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Mladiqit. /Insajderi.com