EULEX-it i vazhdohet mandati edhe për dy vjet

EULEX-it i vazhdohet mandati edhe për dy vjet

Këshilli i Bashkimit Evropian e ka vazhduar edhe për dy vjet të tjera mandatin e EULEX-it në Kosovë, njofton Insajderi.

Derisa pritej që më 14 qershor të këtij viti të ishte dita e fundit, më 3 qershor ky këshill mori vendimin që Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit të vazhdojë punën e tij në Republikën e Kosovës deri në vitin 2023.

Në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi, zyra e EULEX-it në Kosovë ka njoftuar se ky mission do të jetë i pranishëm në vend deri më 14 qershor të 2023-tës.

“Mund të konfirmojmë se më 3 qershor Këshilli i Bashkimit Evropian e ka vazhduar mandatin e EULEX Kosova deri më 14 qershor 2023. Misioni do të vazhdojë t’i mbështesë partnerët e tij kosovarë të sundimit të ligjit në përputhje me mandatin e tij”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kësaj zyre. /Insajderi.com