Sot konferenca përgatitore për gjykimin e Salih Mustafës

Sot konferenca përgatitore për gjykimin e Salih Mustafës

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Sipas njoftimit të Speciales, konferenca do të fillojë në orën 09:30.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.

Më 28 shtator, ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa u paraqit para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju.

Aktakuza e ngarkon Mustafën me “përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”./Insajderi.com