Arrestohet edhe një aktivist i Vetëvendosjes

Arrestohet edhe një aktivist i Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot është arrestuar edhe një aktivist i saj.  Bëhet fjalë për Alket Zeqirin, që sipas VV-së është arrestuar në orët e para të mëngjesit.

Sipas partisë më të madhe opozitare në vend, Policia e Kosovës vazhdon të përdoret nga ky pushtet kriminal për ta shtypur Lëvizjen VETËVENDOSJE! ashtu që të ketë hapësirë të mjaftueshme për t’i realizuar interesat e Serbisë në Kosovë.

“I bëjmë thirrje këtij pushteti që të heq dorë nga këto veprime të pista e të padrejta, si përndjekjet ndaj opozitës dhe deportimet e shtetasve shqiptarë, të heq dorë nga marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit si dhe sa më parë të shpallen zgjedhjet e reja. Vetëm në këtë mënyrë, mund të kthehet normaliteti në Kosovë. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, situata do të tensionohet edhe më shumë”, thotë Vetëvendosje përmes një komunikate për media./Insajderi.com

Vetëvendosje nuk ka dhënë detaje për arsyen e arrestimit të Zeqirit/Insajderi.com