Ambasada ruse në Washington i reagon ShBA-së pasi i dhuroi autoblinda FSK-së

Ambasada ruse në Washington i reagon ShBA-së pasi i dhuroi autoblinda FSK-së

Ambasada e Rusisë në Washington ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat ditë më parë dhuruan autoblinda të reja për Ushtrinë e Kosovës, njofton Insajderi.

Ambasada ruse i ka bërë thirrje Amerikës “të respektojë Rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuar dhe të heqin dorë nga politika e armatimit të Kosovës”.

“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i përmbahen Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara… Të heqin dora nga politika e  furnizimit të Prishtinës me pajisje ushtarake dhe armë. Hapa të tillë provokues dëmtojnë përpjekjet për të arritur një zgjidhje për Kosovën dhe rrisin tensionet ndëretnike dhe ndërfetare”, thuhet në postimin e Ambasadës ruse në Twitter./Insajderi.com