Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar djali i saj se ka dalë nga shtëpia dhe me veti ka marrë një orë dorë me vlerë në Gjakovë, shkruan Insajderi.
Sipas policisë, personi i zhdukur është gjetur dhe është arrestuar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën vjedhje e rëndë.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj ka dalur nga shtëpia dhe me vete ka marrë një orë dore me vlerë. Më pas personi i zhdukur tani i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe arrestuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën vjedhje e rëndë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com