Trupi i pajetë që u gjet në Ulqin është i ish-shefit të anti-drogës

Trupi i pajetë që u gjet në Ulqin është i ish-shefit të anti-drogës

Autoritetet e Malit të Zi kanë konfirmuar se trupi i pajetë që u gjet dje në Ulqin është i ish-shefit shqiptar të anti-drogës, Rudolf Dofi Elezoviç, shkruan Insajderi.

Institucioni i Policisë shpjegoi se prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë u informua për ngjarjen dhe urdhëroi që trupi të dërgohet për autopsi në mënyrë që të përcaktojë shkakun e vdekjes.

“Autopsia u krye dhe zbulimi drejtohet nga Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë,” njoftoi UP.

“Vijesti” njoftoi këtë mëngjes se policia e Ulqinit gjeti një trup të pajetë të dyshuar si i Elezoviq. I njëjti burim tha se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, por që tani për tani, gjithçka tregon për vetëvrasje.

Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic. Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozita menaxheriale në OB Ulqin dhe më vonë ka mbajtur poste të përgjegjshme në sektorin e policisë kufitare./Insajderi.com