22 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë

22 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë

Sot mbushen 22 vjet nga tërheqja e forcave  serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.

Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare dhe bombardimeve të NATO-s që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

Bombardimet zgjatën 78 ditë.

Po më 10 qershor, një ditë pas Marrëveshjes së firmosur në Kumanovë, Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244 për dërgimin e misionit të KFOR-it në Kosovë.

Dy ditë më vonë, më 12 qershor nisi futja e ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, e njëkohësisht tërheqja e forcave serbe

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008./Insajderi.com