SHBA-së dhe BE-së i kërkohet që përkrahësit e Ratko Mladiqit të shpallen “non grata”

SHBA-së dhe BE-së i kërkohet që përkrahësit e Ratko Mladiqit të shpallen “non grata”

Qendra “Gjenocidi në Kosovë plagë e hapur” i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që t’i shpallë persona “non grata” përkrahësit e “Kasapit të Ballkanit”, Ratko Mladiq.

Mladiq martën u dënua me burgim të përjetshëm për krimet e kryera ën Bosnjë e Hercegovinë, njofton Insajderi.

Përmes një komunikate, nga kjo qendër thonë se Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandar Vulin, Millorad Dodik, Ana Bërnabiq dhe shumë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe politike serbe dhe të atyre në Republikën Serbska në Bosnje, janë mentorët dhe pasuesit ideologjik të Ratko Mlladiqit.

“Është moment tejet i rëndësishëm që SHBA-të dhe BE-ja të shpallë “persona non grata” të gjithë mentorët, pasuesit ideologjik dhe mohuesit e gjenocidit, sepse heshtja e vendeve demokratike përballë kësaj arrogance që del në përkrahje të krimeve të kryera mund t’i inkurajojë që të përsërisin krimet”, thuhet në komunikatën për media./Insajderi.com