ShSKUK shkarkon nga detyra drejtorin e Kardiologjisë

ShSKUK shkarkon nga detyra drejtorin e Kardiologjisë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka marrë vendim që të shkarkoj nga pozita e drejtorit të Kardiologjisë, Imri Jasharin.

Lajmin për Insajderi-n e kanë konfirmuar nga zyra për medie e ShSKUK-së.

Nga kjo zyrë kanë thënë se Jashari është ulur në detyrë.

“Zyra për medie e ShSKUK-së ju konfirmon se Komisioni Disiplinor, ka vendosur ta ulë nga detyra drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë”, thuhet në përgjigjen e tyre./Insajderi.com