Ministria e Shëndetësisë njofton se një pacient i infektuar me Coronavirus ka vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë konfirmuar 11 raste të reja të infektimit, përcjell Insajderi.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer dy mijë e 660 testime.
Janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104 mijë e 563.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90 mijë e 217 doza të vaksinës”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, numri total i rasteve aktive është 733./Insajderi.com