Varhelyi: BE-ja ka një plan investimi prej 30 miliardë eurosh në rajon

Varhelyi: BE-ja ka një plan investimi prej 30 miliardë eurosh në rajon

Komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka njoftuar të enjten se Bashkimi Evropian ka një plan për investime prej 30 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor.

Varhelyi duke folur në një konferencë për medie me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Samitin e Krerëve të Ballkanit, ka thënë se ka parë angazhim të madh të këtyre udhëheqësve.

“Ne jemi gati të rikonfirmojmë angazhimin tonë që kemi vënë në tryezë me planin ekonomik të investimeve. E kemi treguar që në vjeshtë që mobilizon pothuajse 30 miliardë euro në formë investimesh në rajon, por ky plan nuk ka për të funksionuar nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë, nëse nuk kemi një treg rajonal”, është shprehur ai.

Pjesëmarrës në këtë takim është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Insajderi.com