PSD e quan “simbol të shovinizimit” objekti e kishës në oborrin e UP-së

PSD e quan “simbol të shovinizimit” objekti e kishës në oborrin e UP-së

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka vendosur të premten mbishkrimin “simboli i shovinizmit”, në objektin e kishës ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Kurse, në derën e kishës në kampusin e Up-së, është vendosur një mbishkrim në gjuhën angleze ku thuhet se “Jezusi urren serbët”, njofton Insajderi.

Aksioni i PSD-së vjen një ditë pasi në kishën e papërfunduar që ndodhet brenda kampusit, peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji fetare.

E lidhur me këtë, Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për “lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje”./Insajderi.com