Policia dhe Prokuroria në Pejë me aksion në pesë komuna për ndërtime pa leje

Policia dhe Prokuroria në Pejë me aksion në pesë komuna për ndërtime pa leje

Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës, gjatë ditës së premten kanë ndërmarrë aksion, në komunat që janë nën kompetencën territoriale (Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik), njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e prokurorisë, aksioni është zhvilluar me qëllim të identifikimit të ndërtimeve pa leje, përkatësisht për dyshimet eventuale në drejtim të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritet zyrtar” dhe veprën penale “Ndërtimi pa leje”.

“Aksioni i sotëm është mbikëqyrur nga Kryeprokurori Kurmehaj, ndërkaq në teren në secilën komunë të lartcekur kanë qenë të angazhuar gjashtë prokuror të shtetit të shoqëruar nga njësitet përkatëse policore dhe inspektorët e ndërtimeve”, thuhet në kumtesë.

Prokuroria tutje njofton se gjatë këtij aksioni janë evidentuar disa raste të ndërtimeve pa leje në komunat përkatëse, me ç’rast do të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e këtyre rasteve penale./Insajderi.com