Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thotë se Maqedonia e Veriut nuk duhet që të presë për hapjen e bisedimeve. Ai tha se do të merr pjesë aktive për të gjetur zgjidhje lidhur me kon" />

SHBA dhe Franca pro hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut

SHBA dhe Franca pro hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thotë se Maqedonia e Veriut nuk duhet që të presë për hapjen e bisedimeve. Ai tha se do të merr pjesë aktive për të gjetur zgjidhje lidhur me kontestin që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë.

“Bashkimi Evropian mori një vendim në mars të vitit të kaluar për të filluar negociatat me vendin tuaj dhe tani është koha për ta konkretizuar atë vendim dhe Franca në mënyrë aktive e mbështet atë. Maqedonia e Veriut  meriton të fillojë negociatat pa vonesë. Unë jam personalisht i përfshirë në gjetjen e një zgjidhje me Bullgarinë,” tha presidenti Macron në një deklaratë para darkës së punës me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se për ta është shumë e rëndësishme për ne që Franca të mbështesë procesin e integrimit të Maqedonisë Veriore në BE, me standarde të përcaktuara qartë dhe pa humbur kohë.

“Përpara nesh është Samiti i Këshillit Evropian në qershor, i cili është një mundësi reale për një hap përpara dhe një zgjidhje që do të heqë bllokadën në rrugën tonë evropiane. Dialogu sjell zgjidhje dhe zgjidhja më e rëndësishme prosperuese para nesh është zgjidhja për fillimin e negociatave, e cila do të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të BE,” tha Zaev në deklaratën e tij.

Në ndërkohë edhe  Shtetet e Bashkuara mbështesin çeljen e bisedimeve të anëtarësimit në BE, me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pa vonesë, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Ned Prajs.

“Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të Qeverisë, për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugën evropiane të vendeve aspirante,” shkroi në Twitter Prajs.

Edhe Holanda është shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet që të fillojnë bisimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian. /Insajderi.com