BE jep detaje për takimin Kurti-Vuçiq më 15 qershor në Bruksel

BE jep detaje për takimin Kurti-Vuçiq më 15 qershor në Bruksel

Bashkimi Evropian ka njoftuar lidhur me agjendën e takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dialogun në nivel të lartë që pritet të mbahet më 15 qershor, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një komunikate për medie, Unioni bën të ditur se para takimit Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrell, do deklarohen për medie nga ora 08:20, derisa pas takimit, i cili pritet të përfundojë rreth orës 13:00, do dalë në konferencë Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fillim të takimit në 8:20 dhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi Special i BE pas përfundimit të takimit (rreth orës 13:00)”, thuhet në komunikatën e BE’së.

Të martën, më 15 qershor do të mbahet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiq në Bruksel. /Insajderi.com