Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, duke thënë se anëtarësimi i saj do ta bëjë më të fortë zërin e Kosovën në KB, njofton Insajderi.
Nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’, Hoxhaj ka uruar Shqipërinë për këtë anëtarësim, por edhe kryeministrin Edi Rama për këtë arritje.
“Urime Shqipërisë për zgjedhjen si anëtare të Këshillit të Sigurimit. Kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë dhe diplomacinë e saj të fortë. Bravo Edi Rama, kjo do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë në Kombe të Bashkuara”, ka shkruar ai.
Shqipëria sot është zgjedhur anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023 me 175 vota për nga 117 të nevojshme.
Në votim morën pjesë 190 vende anëtare, por 15 prej tyre nuk e mbështetën shtetin shqiptar në këtë votim. /Insajderi.com