Osmani, Kurti e Konjufca vendosin kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s

Osmani, Kurti e Konjufca vendosin kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe Kryetar i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë vendosur kurora lulesh te pllaka përkujtimore e ushtarëve të NATO-s që intervenuan për çlirimin e Kosovës.

Osmani tha se ushtarët e NATO-së se bashku me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, më 12 qershor i dhanë fund vuajtjeve.

“Për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm, të cilët i qëndruan përkrah Kosovës në momentet më të errëta, Po ashtu edhe për vazhdimin e kontributin i cili nuk është ndalur, e që vazhdon edhe sot. 12 qershori hyrja e forcave të NATO-s së bashku me UÇK-në i sollën Kosovën lirinë e çlirimin dhe paqen, pas shumë vuajtjeve. Kjo pllakë e shënon historinë e re të Kosovës dhe bashkëpunimin me aleatët tonë”.

Ndërsa kryeparlamentari Konjufca ka deklaruar se ndërhyrja e ndërkombëtarëve tregon se kauza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë.

Për kryeministrin Kurti “të gjithë që dhanë jetën ndodhen në themelet e shtetësisë së Kosovës”.

“Në qershorin e 1999 kishim zjarr në qiell e në tokë, por këmbësori e NATO-së i bashkohet ushtarëve për ta ndalur gjenocidin e Millosheviqit. Ne ia përkujtojmë vetës çdo ditë dhe të gjithë ata që dhanë jetën ndodhën në themelet e shtetësisë”.

Kurti këtë e tha pasi vendosi kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s.