22 vjet më parë trupat e NATO-s kishin hyrë në Kosovë për të shënuar përfundimisht çlirimin e Kosovës dhe kapitullimin e forcave serbe, shkruan Insajderi.
Prej hyrjes së trupave të NATO-s, forca e quajtur shkurtimisht KFOR, gjithashtu nuk është larguar nga Kosova më.
Llogaria zyrtare e KFOR ka publikuar një video të shkurtër ku shihen pamje të kohës së çlirimit dhe hyrjes së forcave ndërkombëtare në Kosovë dhe gjithashtu më pas pamje të tanishme për të rikujtuar kështu diferencën nga shkatërrimet e luftës dhe rindërtimin e jetës në Kosovë.