Komandanti i KFOR-it, Franco Federici, të shtunën është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe Ambasadorët e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, për të diskutuar rreth sigurisë në Kosovë, përcjell Insajderi.
Ndër të tjera, në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e bashkëpunimit midis Organizatave Ndërkombëtare dhe Forcës së Kosovës, ka bërë të ditur kjo e fundit në një njoftim në Facebook.
“Takimi, i cili është pjesë e konsultave periodike që zhvillohen midis Ambasadorëve të QUINT-it dhe Komandantit të KFOR-it, ishte një drekë pune. Veprimet e mëtejshme dhe fushat e reja të bashkëpunimit janë diskutuar gjithashtu”.
Tutje, thuhet se “vetëm së bashku ne mund të arrijmë një qëllim të përbashkët, është mesazhi i ndarë midis të shquarve”./Insajderi.com