Pacolli: Së shpejti udhëtohet në Mal të Zi pa polica kufitare

Pacolli: Së shpejti udhëtohet në Mal të Zi pa polica kufitare

Kryesuesi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli, ka njoftuar se është takuar me përfaqësues të Byrosë së Sigurimit të Malit të Zi, me të cilët ka biseduar për heqjen e pagesës shtesë për policat kufitare.

“Ju bëjmë me dije se, sot u takuam me përfaqësues te Byrose Nacionale te Sigurimit te Malit te Zi, homologun z.Nebojsa Scekic dhe Boris Saban, se bashku me Drejtorin e BKS-se z.Pushkolli. Qëllimi këtij takimi ishte te arrihet Marrëveshja e Mirëkuptimit ndaj dy shteteve, ne mënyre te behet lëvizja e lire e qytetareve te Kosovës dhe Malit te Zi, pa pasur nevoje te behet pagesa shtese e polices kufitare”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka paralajmëruar një takim të ri, ku pritet nënshkrimi i marrëveshjes.

“U dakorduam, qe me date 28 Prill 2017, te mbahet takimi i radhës dhe presim vullnetin e mire nga ana e tyre deri tek nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Njëkohësisht, kërkojmë përkrahjen e Qeverise Malazeze qe kjo çështje te mbyllet ne interesin me te mire për dyja shtetet po ne datën e lartcekur”, ka thënë Pacolli.