Një 40-vjeçar nga Kosova ka vdekur mesditën e së shtunës në plazhin e Velipojës, transmeton Insajderi.
Pushuesit e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e pare, por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar.
Sipas BalkanWeb, në plazhin e Velipojës ende mungojnë në disa subjekte rojet bregdetare, ndërsa edhe ambulanca ka vonuar për të shkuar në vendngjarje.
Në plazhin e Velipojës edhe pse ka një numër të lartë turistësh ende nuk është hapur qendra shëndetësore dhe ende nuk ka një ambulancë që qëndron në gatishmëri për çdo rast emergjent shëndetësor./Insajderi.com