Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme gjithsej 31 pacientë janë duke u trajtuar me Coronavirus, njofton Insajderi.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar bën të ditur se bazuar në raportimet nga Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim për COVID-19 janë 116 pacientë, 85 prej të cilëve janë me oksigjeno-terapi.
Sipas raportit, në QKUK janë të shtrirë 85 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 68 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 18 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 31 pacientë: 13 të konfirmuar pozitivë dhe 17 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, katër pacientë, Spitali i Gjakovës, dy pacientë, Spitali i Pejës, 17 pacientë, Spitali i Gjilanit, katër pacientë, Spitali i Ferizajt, zero pacient, Spitali i Mitrovicës, tre pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, një pacient./Insajderi.com