Në zgjedhjet që po zhvillohen këtë të diel për kryetarin e ardhshëm të Partisë Demokratike në Shqipëri, ka votuar edhe ish-lideri i saj, Sali Berisha, shkruan Insajderi.
Ish-kreu i PD-së është pyetur nga gazetarët rreth deklaratës që bëri disa ditë më parë ku nuk përjashtoi rikthimin e tij në drejtimin e selisë blu.
“Jam konsistent në deklarata”, tha Berisha.
Po ashtu, ai nuk zbuloi se cilën nga kandidatët ka votuar duke iu përgjigjur gazetarëve: Ti jo që do të nxjerrësh sekretet, por sekretet e sekreteve, ka shkruar ‘Tv klan.al’.
Ndër të tjera, Berisha u bëri thirrje anëtarëve të PD-së që të marrin pjesë në votime dhe tha se PD-ja në fund të procesit del më e bashkuar./Insajderi.com