Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka njoftuar se misioni i tij në Kosovë do të përfundojë në fund të qershorit.
Përmes një deklarate të publikuar në rrjetin social Twitter, ai ka bërë të ditur se është emëruar si i dërguar special për Libinë,
“Rruga e Kosovës drejt drejtësisë, prosperitetit dhe harmonisë së brendshme dhe të jashtme është ndonjëherë me gunga, por gjithmonë e qartë. Ajo çon në Evropë, ku Kosova përket së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Jam mirënjohës që kam pasur privilegjin të jam dëshmitar, megjithëse shkurtimisht, për angazhimin e palëkundur të Italisë për këtë qëllim”, është shprehur ndër të tjera Orlando, në prag të përfundimit të misionit në Kosovë.
Ai tutje ka thënë se është i pikëlluar që po largohet nga Kosova “kaq shpejt”.
“Sapo po filloja të njihesha me këtë vend të bukur dhe tërheqës”, thuhet në deklaratë./Insajderi.com