Bërnabiq: Lëreni Kurtin të ngrejë padi një herë, në vend që ta kërcënojë vazhdimisht Serbinë

Bërnabiq: Lëreni Kurtin të ngrejë padi një herë, në vend që ta kërcënojë vazhdimisht Serbinë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  deri tani do të duhej ta padiste këtë shtet, dhe “jo të kërcënonte dhe të pengonte vazhdimisht përpjekjet e negociatave”, shkruan Insajderi.

Ajo në një intervistë për TV Prva ka vlerësuar se Kurti është një “fanatik ideologjik”, shkruan Tanjug.

“Gjithçka që parashikuam se do të ndodhte nëse Kurti përfaqësonte Prishtinën në dialog po rezulton të jetë e vërtetë”, ka thënë Bërnabiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qeveria e tij ka filluar punën për përgatitjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë gjatë periudhës së luftës së fundit.

“Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë në luftën e fundit tek ne dhe kjo e meriton një padi dhe qeveria e Republikës së Kosovës e ka përgatitjen e saj obligim ndaj historisë tonë, ndaj qytetarëve që kanë plagët e hapura dhe qe besa edhe ndaj ardhmërisë tonë ,që kërkon një shtet demokratik, një shtet të drejtë në të cilën dihet qartë se kush është agresori e kush është viktima”, ka thënë ai./Insajderi.com