Disa pushues kosovarë nga Kosova kanë protestuar të dielën në Velipojë, pasi një 44-vjeçar është mbytur në këtë plazh, transmeton Insajderi.
Sipas tyre, autoritetet kanë munguar në vendngjarje, pasi qytetari ka pësuar arrest kardiak.
Ndërkohë që ata kanë ngritur zërin edhe për mungesën e rojeve të plazhit, ndërsa kanë kërcënuar se do të largohen nga bregdeti shqiptar në rast se nuk merren masa të menjëhershme për vendosjen e rojeve bregdetarë dhe ekipeve mjekësore në terren.
“Policia ka reaguar vonë, ne vijmë këtu për të pushuar dhe jo për të ngushëlluar”, ka thënë një pushues një deklarate për media.
“Më ka ardhur shumë keq që ka vdekur prej mungesës së kujdesit të mjekëve. Emergjenca është vonuar shumë sepse ai ka pasur infarkt por ka mundur dhe të shpëtojë”, është shprehur një qytetare.
Pas protestës së pushuesve nga Kosova, kanë reaguar edhe institucionet shëndetësore në Shkodër, të cilat brenda ditës kanë dërguar autoambulanca dhe staf mjekësor në këtë plazh./Insajderi.com