Osmani: Dialogu të respektojë integritetin territorial të Kosovës, sovranitetin dhe funksionimin e saj

Osmani: Dialogu të respektojë integritetin territorial të Kosovës, sovranitetin dhe funksionimin e saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se ka një numër parimesh jashtëzakonisht të rëndësishme të cilat duhet të adresohen gjatë procesit të dialogut, transmeton Insajderi.

Në një intervistë për ‘Al Jazeera Balkans’, ajo theksoi se negociatat duhet zhvilluar në mënyrë të barabartë sepse janë dy shtete të pavarura përballë njëra-tjetrës.

“Ekzistojnë një numër parimesh jashtëzakonisht të rëndësishme që duhen adresuar dhe respektuar gjatë këtij procesi. Së pari, dialogu duhet të ndodhë në mënyrë të barabartë, sepse ne të dy jemi vende të pavarura dhe sovrane”, ka thënë ajo.

“Së dyti, dialogu duhet të respektojë integritetin territorial të Kosovës, sovranitetin dhe funksionimin e saj të brendshëm dhe mënyrën e ndërtimit të tij nga pikëpamja kushtetuese. Dhe së treti, DUHET të adresojë çështjet e drejtësisë”, shtoi Osmani.

E para e Shtetit tha se përparësia kryesore në këtë process është të dihet vendndodhja e personave të zhdukur.

“Për ne, duke u siguruar që ne të dimë vendndodhjet e personave të zhdukur, që më shumë se 1600 familje në Kosovë e dinë vendndodhjet e të dashurve të tyre është përparësia kryesore në këtë proces”, ka thënë ajo. /Insajderi.com