Mbi 100 mijë persona të vaksinuar, Bardhi thotë se janë gati për vaksinim masiv

Mbi 100 mijë persona të vaksinuar, Bardhi thotë se janë gati për vaksinim masiv

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimi në Prishtinë “1 Tetori”, Niman Bardhi, ka njoftuar se numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar deri më sot ka arritur në mbi 100 mijë, transmeton Insajderi.

Bardhi në një konferencë për media ka bërë të ditur se gjatë së hënës në nivel vendi vaksinën e kanë marrë një mijë e 680 persona.

Ai më tej ka shtuar se kjo sallë ka 15 dhoma të vaksinimit dhe 30 ekipe dhe se janë të gatshëm për vaksinim masiv të popullatës.

“Në sallën ‘1 Tetori’, ku deri më tani kemi të vaksinuar 287 ndërsa në nivel vendi kemi rreth 1 680 persona. Nëse i referohemi totalit në nivel vendi nga dita e parë janë 101 mijë e 100 vaksinime të realizuara në Kosovë. Kjo është gjendja aktuale sa i përket vaksinimit në vendin tonë”, ka thënë ai.

“Lidhur me kategorizimin e tyre vendos komuniteti për imunizim të popullatës e drejta e qytetarit është se duhet aplikuar ndërsa çështja e zbatimit të vaksinimit varet nga komiteti për imunizim të popullatës. Salla 1 tetori me 15 dhoma dhe 30 ekipe është në gatishmëri për vaksinim”, shtoi më tej Bardhi. /Insajderi.com