Asnjë person i prekur me COVID-19 nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi. Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shë" />

Asnjë i vdekur dhe pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë person i prekur me COVID-19 nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se pesë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus nga gjithsej një mijë e 977 mostra të marra për testim.

Nga ana tjetër, janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988.

Në total numri i rasteve aktive ka rënë në 345.

Në 24 orët e fundit janë dhënë një mijë e 117 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës. Deri më sot 9.640 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com