Agjenda e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel

Agjenda e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel

Nesër në Bruksel do të mbahet takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, shkruan Insajderi.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian është bërë publike agjenda e takimit.

Në orën 08:20 është planifikuar arritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Joseph Borrell.

Më pas, në orën 10:30, Borrell, do të ketë takime bilaterale, te ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë.

Ndërsa, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00.

Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka udhëtuar të hënën për në Bruksel për takimin e paralajmëruar për ditën e nesërme në mes tij dhe presidentit serb,  Aleksander Vuçiq./Insajderi.com