Partia Demokratike e Kosovës, vlerëson se vendimi i Vjosa Osmanit për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Kosovës “është i ndikuar nga Albin Kurti”.
Këtë e ka thënë Blerta Deliu, si përfaqësuese e PDK-së gjatë një konference për media, pas shkarkimit të Dakës.
“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot zbatoi urdhrin politik të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për ta kapur edhe një institucion të pavarur kushtetues të Kosovës siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky është sulm direkt mbi KQZ-në dhe kapje e këtij institucioni”, tha Deliu-Kodra.
Sipas Deliut, KQZ ka treguar profesionalizëm në organizimin e zgjedhjeve lokale dhe nacionale ndër-vite.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tash e sa vite është vlerësuar nga të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë për organizimin e zgjedhjeve kredibile, më të mira në rajon”.
Të hënën e 14 Qershorit, Presidnetja e Kosovës, shkarkoi Valdete Dakën nga pozita të cilën e ushtroi nga viti 2008.
Daka ishte akuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje si “penguese në kandidimin e Albin Kurtit për deputet”, referuar zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ajo kishte deklaruar se “nuk do të dorëzohet para presionit të VV-së”. /Insajderi.com