LDK për shkarkimin e Dakës: Rrezikon pavarësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale

LDK për shkarkimin e Dakës: Rrezikon pavarësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale

Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “rrezikon pavarësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”.

Përmes një reagimi, subjekti i dytë më i madh opozitar beson se “shkarkimi është bërë si i pabazuar në argumente”.

“Prandaj, si i tillë, vendimi i sotëm, për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është i papranueshëm dhe një goditje për lirinë dhe demokracinë në vendin tone”.

“Rrezik për demokracinë” e kanë cilësuar këtë shkarkim edhe dy partitë e tjera opozitare: Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Vjosa Osmani të hënën mori vendim që ta shkarkojë Valdete Dakën nga drejtimi i KQZ-së.

Në vend të saj Osmani e ka emëruar Kreshnik Radoniqin. /Insajderi.com