Anton Quni do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prizren, njofton Insajderi.
Kjo është konfirmuar nga dega e LDK-së në Prizren përmes një postimi në Facebook.
Partia që drejtohet nga Lumir Abdixhiku, ka filluar të zbulojë emrat e kandidatëve për kryetarë që do të garojnë në këto zgjedhje lokale.
Më 14 shkurt, LDK mori rezultatin më të keq zgjedhor në histori të saj.
Ata arritën të fitonin pak më shumë se 12 për qind të votave – diçka që detyroi ndryshimin e kryesisë së partisë. /Insajderi.com