Parlamentar Partisë Demokratike të Kosovës po e shqyrton që shkarkimin e Valdete Dakës nga posti i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, njofton Insajderi.
Subjekti më i madh opozitar të hënën përmes një konference për media kundërshtoi vendimin e presidentes që ta largojë nga detyra Valdete Dakën.
Tahiri në Pressing shtoi se ekspertët juridike brenda partisë kanë filluar që ta shqyrtojnë mundësinë që çështja të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Shkarkimi është i papranueshëm duke marrë parasysh se zgjedhjet e fundit të organizuara kanë qenë në mënyrë të rregullt. Duke marrë parasysh se dy palë zgjedhjet e fundit i ka fituar VV-ja, atëherë e shohim edhe si të paarsyeshëm këtë vendim”, ka thënë Tahiri.
Edhe dy partitë e tjera opozitare; Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë shprehur kundërshtim ndaj vendimit të presidentes. /Insajderi.com