Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka deklaruar të hënën se “nuk është kushtetutes” vendimi i Presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk mund që ta arsyetojë një vendim të tillë, njofton Insajderi.
“Është shkelje e pastër Kushtetuese. Parametri kushtetues është kushtetuta jonë. Po qe se shkon në kushtetuese, Gjykata Kushtetuese kurrë nuk mund ta arsyetojë se shkarkimi i kryesueses së KQZ’së mund të bëhet nga presidentja siç e ka bërë presidentja e Kosovës”, ka thënë ai në T7.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, theksoi se “janë duke e shqyrtuar mundësinë që kjo çështje të dërohet në Kushtetueese”.
Presidentja e Kosovës pas shkarkimit të Dakës, si pasardhës të saj emëroi Kreshnik Radoniqin. /Insajderi.com