Rrëfimi për pesë gazetarët e ekzekutuar nga Enver Hoxha

Rrëfimi për pesë gazetarët e ekzekutuar nga Enver Hoxha

Nuk janë vetëm Musine Kokalari e Sabiha Kasimati, por edhe një tjetër intelektuale e shquar nga Gjirokastra, Selfixhe Ciu, që është dënuar dhe internuar barbarisht nga Enver Hoxha.

Tri intelektualeve iu shkatërrua jeta nga diktatori i lindur në vendlindjen e tyre. Dhe historia tragjike nuk mbaron këtu. Ka një tjetër histori të varrosur nga diktatura, persekutimi i 5 grave që kanë pasur aktivitetin më të rëndësishëm në shtypin e viteve ꞌ30 – ꞌ44.

Historia e tyre zbulohet në aktivitetin “Mendje të bukura”, kushtuar 5 gazetareve të para shqiptare: Musine Kokalari, Selfixhe Ciu, Ollga Plumbi, Afërdita Asllani dhe Mila VangjeliPrela.

Në Sallën COD të Kryeministrisë në një panel me deputeten Mesila Doda, shkrimtaren Vera Bekteshi, Marenglen Kasmin, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish­Sigurimit të Shtetit u hodh dritë mbi veprimtarinë e tyre.

Duke kujtuar misionin e veçantë në emancipimin e shoqërisë shqiptare, deputetja Doda bëri apel që të hapen dosjet e ish­persekutorëve të këtyre grave të shquara.

Dita e parë e aktivitetit “Mendje të hapura” ka nisur me kujtimin e Selfixhe Ciut (1918­ 2003), mike fëmijërie e Musine Kokalarit, që pati të njëjtin fat me të.

E përfshirë në Luftën Antifashiste u përjashtua nga Partia në 1945­n, me të shoqin, Xhemal Broja dhe u internua në Kurvelesh e Lushnjë. Vera Bekteshi kujton profilin e kësaj gruaje të guximshme.

Shumë aktive gjatë viteve ‘30­‘44, Selfixheja me 4 koleget e tjera gazetare u shmangën nga jeta publike. Idealiste dhe të guximshme ato gra tronditën shtypin e kohës me artikujt për demokraci e emancipim.

Përdornin pseudonime: Afërdita Asllani njihej ne shtyp si Afras, Shega e Drita. Ollga Plumbi njihej në shtyp si Shpresa, Zita e O.P. Mila Vangjeli­Prela filloi të botonte në vitin 1936.

Pas 1994-­s u mënjanua nga jeta politike. Takimi në kujtim 5 gazetareve, është i pari i një serie mbrëmjesh të dialogut për të shkuarën dhe shoqërinë e sotme shqiptare.