Pacolli: Kurti në Bruksel e përfaqësoi Kosovën me dinjitet

Pacolli: Kurti në Bruksel e përfaqësoi Kosovën me dinjitet

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, beson se “Albin Kurti e ka përfaqësuar me dinjitet Kosovën”, duke iu referuar takimit në Bruksel të cilin kryeministri i Kosovës e kishte me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ajo në Klan Kosova tha se sot “Kosova ishte një hap para Serbisë”, njofton Insajderi.

“Ka ndryshuar qasja ndaj dialogut dhe Serbisë. Jemi për herë të parë që caktojmë temat, afatet dhe vendosim a shkojmë ose jo në Bruksel”.

Kemi një kryeministër që përfaqëson shtetin e Kosovës me parime dhe premtime që ua ka dhënë qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Pacolli”, ka thënë ajo.

Kreu i Ekzekutivit e ka takuar sot në Bruksel kreun serb, një takim që nga pala serbe u cilësua si “i vështirë”. /Insajderi.com