Një foshnjë gjendet e vdekur në Suharekë

Një foshnjë gjendet e vdekur në Suharekë

Një foshnjë dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë mëngjesit të djeshëm në fshatin Duhël të Suharekës, njofton Insajderi.

Policia e ka cilësuar rastin si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa raportohet se familjarët e kishin dërguar foshnjën tashmë të ndjerë në Qendrën Emergjente në këtë komunë, por pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti ishte pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion.

“Fsh. Duhël, Suharekë 15.06.2021 – 08:30. Raportohet se nga familjaret ne Qendrën Emergjente ne Suharekë është sjellë një foshnjë mashkull kosovar, i cili pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Insajderi.com