Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mbajë sot, e mërkurë, mbledhjen e radhës, njofton Insajderi.
Siç është bërë e ditur në njoftimin e Kuvendit, mbledhja pritet të fillojë në orën 10:00 dhe në rend dite është shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2020, si dhe katër pika të tjera.
Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës;
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2020;
- Raport me rekomandim i grupit punues, rreth formatit të raportimit vjetor financiar dhe raportimit tre – mujor të Radio Televizionit të Kosovës;
- Shqyrtimi i kërkesës nr. 884 dt.07.05.2021, i Anëtares se Bordit të NP – KOSTT, për ndalimin e pagës dhe përcaktimin e kompensimit për angazhimin si Anëtare e Bordit;
- Të ndryshme./Insajderi.com